Komuna e Drenasit i reagon këtij televizioni

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të reagoj ndaj televizionit T7, për intervistimin e dhënë me datën 16.05.2018 nga Drejtoresha e Inspekcionit, storien e transmetuar mbrëmë më 20.05.2018, në edicionin e lajmeve, titulluar “Drenasi Ilegal-Vetëm 32 taksi të legalizuar nuk përmbushin kërkesat e banorëve të Drenasit”.

Drejtoresha e Inspekcionit ka dhënë intervistë për këtë televizion rreth taksive ilegal në Komunën e Drenasit, mirëpo citatet nuk janë marr nga intervista e zhvilluar por vetem ato pjesë në interes të televizionit.

Drejtoresha Berisha asnjëherë nuk ka pohuar se pushteti lokal i subvencionon taksit ilegal, përkundrazi është në aksion duke i larguar ata nga komunikacioni.

Andaj Komuna e Drenasit, konsideron që storia e transmetuar mbrëmë në edicionin e lajmeve në televizionin T7, ka qenë e njëanshme dhe tendencioze.

Ne i kërkojmë televizionit T7 të kërkojë falje publike Institucionit të Komunës së Drenasit dhe Drejtoreshës së Inspekcionit për dëmtim të imazhit dhe shpifjeve të bëra, në të kundërtën Komuna e Drenasit do të padis për shpifje dhe dëmtim të imazhit këtë televizion.

Zyra për Informim

Komuna e Drenasit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë