Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur


Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth një orë më parë në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një puset.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur.

“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borvci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë