Arrestohet i dyshuari, iu gjeten 16 paketime me drogë

Është arrestuar i dyshuari mashkull në fshatin Shtedim të Podujevës, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 16 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me rastin është duke u marrë Policia në Stacionin e Podujevës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë