Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Pejë afër fshatit Sllatinë.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me sqarimin e rrethanave që shkaktuan këtë aksident.
Nuk është raportuar për të lënduar përderisa është krijuar kolonë.
Sipas videos në vendin e ngjarjes shihet se një veturë e përfshirë në aksident është dëmtuar.