Borissov poston foto me Thaçin, Merkelin e Vuçiqin: Të bashkuar jemi të fuqishëm

Nikoqiri i Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë tërë ditës ka postuar takime të ndryshme në profilin e tij në Twitter.

Njëra nga ta ka qenë edhe takimi me presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Borissov në këtë foto të përbashkët ka shkruar “Të bashkuar, ne qëndrojmë më të fortë”.

Pjesëmarrja e Kosovës në Samitit e Sofjes, po konsiderohet si historike, meqë për herë të parë po merr pjesë në një Samit të BE-së, duke u bërë edhe nënshkrues i deklaratës së përbashkët, që flet për [perspektivë të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë