Kjo është padia e Ramiz Lladrovcit ndaj Milaim Zekës (Dokument)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër deputetit të Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Padia është bërë pasi Milaim Zeka ka folur gjatë për Lladrovcin në një debat televiziv në RTV Dukagjini.

Lladrovci ka publikuar edhe dokumentin me të cilin vërtetohet ngritja e padisë në Gjykatë.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë