Ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatrat Likoc dhe Polac

Sot, ka filluar asfaltimi i rrugëve në lagjen “Hasani” në Likoc dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Polac.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit, znj. Sanije Ahmeti si dhe asamblisti që përfaqëson banorët e kësaj pjese, z. Qazim Xani.
Kryetari Jashari, i përgëzoi banorët për asfaltimin e rrugëve duke theksuar se mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Gjatë asfaltimit të rrugëve lokale në Polac është bërë edhe rregullimini rrugës për te varrezat.