Kush i tha Fatmir Sejdiut se Kosova do të jetë e pavarur

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka treguar se kush i ka thënë se Kosova do të jetë e pavarur.

Sejdiu ka zbuluar se në Nju-Jork, Marti Ahtisaari i kishte thënë se ka gjetur zgjidhjen për Kosovën.

“Kam ardhur tek formula”, i kishte thënë Wisner, Sejdiut.

Sejdiu ka treguar në “Pressing” se edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet rreth statusit të Kosovës, ambasadori Frank Wisner, dhe përfaqësues evropianë, në takimet që kishin, i kanë thënë se Kosova do të pavarësohet.

“Kjo do të jetë një pavarësi e mbikëqyrur, për një periudhë të caktuar kohore”, ka treguar Sejdiu t’i kenë thënë diplomatët ndërkombëtarë.

“Ashtu siç ndodhi”, ka shtuar Sejdiu.

PRESSING

Posted by T7 on Wednesday, May 16, 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë