Leonora Jakupi është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.
Ajo pos për këngët e saj, shquhet edhe për elegancën në ҫdo paraqitje, shkruan ORAvip.
Leonora tashmë ka deklaruar se është në një lidhje por se kush është ‘princi’ i saj ende nuk e ka treguar.
Ajo është aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet ku zakonisht shfaqet me pamje tejet elegante.
E sot me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, edhe Leonora ka një urim për të gjithë besimtarët e fesë Islame.
“Urime muaji i Shenjte i Ramazanit te gjithe besimtareve Musliman!Agjerim te lehte “- ka shkruar Leonora.