Ramiz Lladrovci thotë se do ta paditë hoxhën e Drenasit

Ramiz Lladrovci e Mulla Osmani nuk kanë kyrsyer fjalët e rënda ndaj njëri tjetrit
Vizita e nënkryetarit të Parlamentit Europian, Rainer Wieland, në Drenas solli përplasje mes Kryetarit të Drenasit dhe Kryetarit te BIK-ut në këtë komunë, Osman Musliut
Në fakt hoxhën e irritoi ideja e Lladrovcit që gjermanin ta dërgojë në Kishen e Llapushnikut në këtë vend ku përqindja muslimane është shumë e lartë, raporton T7.
Ai reagoi ndaj kësaj vizite duke pyetur se qytetar nderi i kujt është shpallur Wieland.
“Mos shihni kusur populli i Drenasi 99.9% besimit Islam, sepse “kryetarin” e kemi “LAIK/SEKULAR” e nuk ka ba me vizitua mysafirin ndonjë xhami se me vizitua xhamin e prish Laicitetin/sekularizimin,ndërsa ne Llapushnik nuk prishet Laiciteti/Sekularizmi apo…..!!!!!!?????”
Imami nga Drenasi nuk e la me kaq.