Ja çka thotë Isa Xhemajlaj për qeverisjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas

Qeverisja lokale në Drenas mund të krenohet vetëm me projekte që i ka bërë qeveria e Kosovës. Kështu ka thënë mbrëmë në emisionin Interaktiv të KTV-së, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj.

“Nuk kemi asnjë investitor, asnjë investim, asnjë vend pune. Përkundrazi, një fabrikë e Ferronikelit, është mbyllur. Është varfëri edhe më e madhe se që ka qenë më parë”, tha Xhemajlaj për qeverisjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas.

Në mungesë të perspektivës, Xhemajlaj tha se qytetarët e Drenasit kanë filluar edhe të shpërngulen./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë