Shërbehet bakllava gjigante me hartën e Kosovës mbi

Ka përfunduar përgatitja e ëmbëlsirës ‘Bakllavë’e cila ka përmasa mbi dy metra dhe formën e hartës së Kosovës.

4 mijë e 500 copa bakllavë tashmë janë shpërndarë në sheshin ‘Nëna Terezë’. Përgatitja e ëmbëlsirë është bërë në mënyrë vullnetare nga disa qytetarë dhe është financuar nga fabrika e ëmbëlsirave ‘Missini Sweets’.

Qëllimi i organizatorëve është që të bëjnë 12 mijë të tilla në mënyrë që të arrijnë të thyejnë rekordin e librit ‘Guinnes’ të cilin e mban Turqia.Me këtë rast shumë qytetarë nuk hezituan që të ndalojnë dhe të marrin pak nga bakllava e cila shërbehej falas

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë