Ky është dëshmori i parë i njësitit “Pëllumbi” në Negroc

Ish komandanti i njësitit “Pëllumbi” në Negroc, Ferat Shala ka përkujtuar dëshmorin e parë të këtij njësiti Mehedin Morina nga Gllareva e Klinës i cili ra heroikisht 20 vite më parë në Gexhë të Rahovecit, transmeton DrenicaOnline.

Ky është njoftimi i plotë i Shalës:

Sot në përvjetorin e rënies heroike, kujtojmë dëshmorin e parë të njësitit “Pëllumbi”, Mehedin Morina nga Gllareva e Klinës.

Ai ra heroikisht 20 vite më parë në Gexhë të Rahovecit.

Pikërisht me 14 Maj të vitit 1998, së bashku me një skuadër nga njësiti “Pëllumbi”, u nisën nga Gjergjica, për ti ardhur në ndihmë popullatës së Anadrinit dhe njësiteve të UÇK-së të kësaj ane në betejën e Gradishit.

Gjatë këtyre luftimeve, Mehedini bie heorikisht në betejë për ta fituar lavdinë dhe përjetësinë në altarin e lirisë.

Me rënien e tij Mehedini, tregoj se atdheu për të ishte mbi të gjitha.

Ai dhe shembullin se si duhet atdheu, si luftohet dhe vdiset për liri. Ai la Evropën, la pasurinë e saj dhe jetën luksoze, për vendlindjen e tij, për Kosovën dhe për emblemën e lavdishme të UÇK-së.

Ai u bë simbol frymëzimi për luftëtarët e ardhshëm të UÇK-së dhe lajmëtar i lirisë së Kosovës.

Lavdi dëshmorit Mehedin Morina dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë