Drenori: Nuk ka faj Lladrovci, por Thaçi

Xhavit Drenori, nga “Vizioni për Drenasit” ka reaguar menjëherë pas përgjigjes së kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili në mesin e shumë përgjigjeve për ata që e kanë sulmuar kohët e fundit, për Drenorin kishte thënë se nuk polemizon fare.
“Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t’i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në “sërrnishta”. Nga sërrnishta po e komandon opozitën!”, ka thënë Lladrovci për Drenorin.
E ky i fundit në reagimin e tij thotë se nuk ka faj Lladrovci po Hashim Thaçi.
Kjo është përgjigja e plotë e Drenorit:
Nuk ke faj Ti.
Faj ka Hashim Thaçi (ndohsta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të “Vendlindja Thërrët” apo “Gjykata Speciale”) që na “imponoj” një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.
E për polimizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!