I riu që bëri sonte skandal në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision është një shqiptar me nënshtetësi britanike.
Derisa këngëtarja britanike po këndonte në finalen e Eurovizionit, ai hipi në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin.
Ai e quan vetën Dr A.C, dhe është një aktivist majtist që kritikon mediat tradicionale dhe diktatin e shteteve të mëdha. Idol e ka Che Guevaran, një flamur me ngjyra kuq e zi dhe imazhin e ish’aktivistit komunist e mbajti në kokë edhe gjatë incidentit në Eurovizion, shkruan gazetametro.net.
Në momentin kur ai i mori mikrofonin këngëratës britanike tha: Nazistë të mediave britanike, duam liri.
Ai ka shkruar edhe disa libra elektronik për lirinë e medias, ndërsa kritikon ashpër mediat tradicionale britanike, dhe shtetin britanik e konsideron organizatë mafioze imperialiste.
Në një nga postimet e tij ai ka përdor një shprehje shqip “Bir kurvash”, me të cilën i referohet medias tradicionale britanike dhe shtetit britanik.
Në instagramin e tij, në një rast ka postuar një video të performancës së Rita Orës në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka shkruar “Performancë madhështore e vajzës sonë shqiptare Rita Ora. # kosova10 # urimepavarsiakosovë. Ne kombet e vogla ose peshq të vegjël, kemi qenë gjithmonë viktima dhe arsyeja që kombet e mëdha ose peshqit e mëdhenj të fillojnë luftërat. Pra, ishte Lufta e Parë Botërore. Ishte Lufta e Dytë Botërore. Pra, ja ku jemi sot. Asgjë nuk ka ndryshuar. Kombet e mëdha kanë ushtri të mëdha dhe përmes fuqisë së tyre ushtarake, ata lehtë kthejnë popullin e tyre në dele. #Freedom #FreeKosovo #FreeWorld”, kishte shkruar ai me këtë rast. /gazetametro.net