Mos u gënjeni nga dielli, mësoni si do të jetë moti sot, nesër dhe pasnesër

Meteorlogët parashikojnë mot kryesisht i kthjellët i përcjellur me diell kohë pas kohe gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet të ketë shtrëngata me shi.
Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ditën e mërkurë mund të zbresin edhe deri në 6C, e ato maksimale do të luhaten nga 18C deri në 23C.
14.05 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.15.05 – Mot kryesisht me vransira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.16.05 – Edhe të mërkurën herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, vende-vende me riga shiu
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 1-3m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres pak nën vlera normale.
