Rrahje masive, përfshihet një grup nxënësish

Policia e Kosovës njofton se në Istog me datë 11.05.2018 në ora 11:15 ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur me veti me një grup nxënësish.

Si pasojë e rrahjes lëndime të lehta kanë pësuar disa prej tyre.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të pesë të tjerët janë intervistuar dhe liruar. Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë