Të jesh maturante tashmë ka një rëndësi të veçantë, e sidomos në Kosovë, shkruan ORAvip.
Rëndësia nuk qëndron vetëm në atë se tashmë ke përfunduar shkollën e mesme dhe do fillon arsimin universitar, por e tërë rëndësia është tek mbrëmja e maturës.
Çfarë fustani do veshin e cilin stil të flokëve do zgjedhin, ky është preokupimi më i madh për vajzat.
Fustana të gjatë, të shkurtë, disa me pantollona e shumë të tjerë më stile të veçanta, duke u munduar kështu që në çdo mënyrë të jenë në qendër të vëmendjes.
Pasi të ketë përfunduar mbrëmja, por edhe gjatë saj publikimi i fotografive në rrjetet sociale si dhe mendimet që jepen aty, janë bërë vlerësuesi kyq për pamje e tyre, shkruan ORAvip.
Madje kjo mund të themi se ka shtuar edhe më tej ‘inatin’ mes vajzave, për të menduar edhe më shumë si të duken sa më bukur.
E kjo ‘garë’nuk përfundon vetëm me profilet e tyre, por tashmë ka kaluar në një tjetër fazë. Janë hapur profile në Instagram vetëm për maturante, për të treguar kështu se cili është fustani më i bukur i maturanteve në Kosovë.
Më poshtë iu sjellim disa nga pamjet e tyre./ORAvip/