Lori vjen me baladën “Një takim”

Këngëtarja e njohur Loreta Kaçka- Lori sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Një takim” mban titullin kënga qe Lori e solli të realizuar edhe me videoklip.

Kënga i përket zhanrit baladë dhe për temë ka dashurinë.

E punuar nga Aida Baraku, Armend Rexhepagici dhe Darko Dimitrov kjo këngë pritet të prekë shumë zemra të dashuruara.

Për të gjitha detajet rreth këtij projekti, Lori do të na flasë brenda pak ditësh në emisionin 5e5.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë