Në Drenas gjenden mjete shpërthyese

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste ku janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese.

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Fushticë e Epërme në Drenas dhe në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjanë janë gjetur mjete shpërthyese.

Njoftimi i Policisë:

Fshati Fushticë e Epërme, Drenas 10.05.2018-17:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Fshati Dobrajë e Madhe, Lipjan 10.05.2018-18:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka asgjësuar mjetin e dyshuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë