E priti kryeministrin, Serbia shkarkon Adem Hoxhën (VIDEO)

Deputeti i Listës Serbe Adem Hoxha, është shkarkuar nga posti i kryetarit të komunës së përkohshme të Gorës në Kosovë.

Ku vendim është marrë dje nga Qeveria e Serbisë, për shkak se Hoxha në festën tradicionale të Shën Gjergjit në Gorë kishte ftuar dhe i kishte gostitur në përfaqësuesit e lartë të Kosovës, shkruan gazeta serbe “Politiko”, transmeton Klan Kosova.

Sipas kësaj gazete, Hoxha në krye të këtij administrimi lokal që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë, është vënë në vitin 2013.

Deputet i Partisë së Bashkuar Gorane në Kuvendin e Kosovës, ka kohë që akuzohet se “punon në dëm goranve si dhe në dëm të Beogradit”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë e ka vizituar Gorën, prej ku edhe ka premtuar themelimin komuës për këtë vend.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë