Shkurte Fejza e Ramadan Krasniqi janë kolegë të mirë.
Të dy janë të famshëm për këngët popullore shqipe që i ruajtën të pastra e pa i përzier me zhanër tjetër, përcjell ORAvip.
Kolegët shpesh edhe bëhen bashkë në ndeja e ahengje të përbashkëta, prandaj edhe nuk mungojnë fotografitë nga të tilla ahengje.
Është Dani ai që në Instagramin e tij mban shumë kolege e njëra prej tyre padyshim që është edhe Shkurta.
Këngëtarja e muzikës popullore ka befasur të gjithë me pamjen e saj shumë më ndryshe nga herë të tjera.
Me dredha e fustan elegant, Shkurtën më joshëse s’e keni parë.