Luana i rikthehet muzikës, ja me cilin artist do të realizojë duet!

Është një nga këngëtarët shkodran më të dashur.

Por duket se këtë verë Bujar Qamili do të vijë me një bashkëpunim që nuk e prisnim. Qamili është shprehur moderatorja Luana Vjollca i ka propozuar për të realizuar 3 këngë sëbashku. Gjatë intervistës për Radio Shkodra Bujari është shprehur se Luanae ka thirrur në një drekë dhe aty I ka thënë për të bërë bashkëpunim në muzikë.

“Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë sëbashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunimi dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen,”-përfundon Qamili, i cili vitin që lamë pas pati mjaft sukses me këngën “Rrak Tak” në bashkëpunim me këngëtarin Mateus Frroku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë