Ibrahim Tatlises është modeli i mashkullit me shumë ‘fat’ në dashuri.
Gjatë karrierës së tij të bujshme ai pati shumë afera që u përfolën në media, por zyrtarisht ai ka tre martesa, që të tria kanë përfunduar me ndarje, përcjell ORAvip.
Ishte i martuar me Perihan Savas në fillim, më pas me Adalet Tatlises, me të cilën nuk ka asnjë foto dhe gruaja e dytë e tij nuk është e njohur as për mediet turke.
E treta dhe e fundit është Aysegul Yildiz, e cila në moshë është shumë më e re me Ibon dhe me të cilën ka një vajzë.
Ai kishte edhe shumë dashnore.
Por në publik, Ibo është dashnori ideal i femrës më të bukur që njohu ekrani turk, Hulia Avsar.
U përfolen për një lidhje dashurie, por dy të famshmit e mohuan këtë, ndërsa fotografitë e dy ‘shokëve’ tregojnë se këta ishin për njëri-tjetrin.