Fejohet Ajsi…Zbulon partnerin dhe unazën me gur të çmuar

Ajo është një nga vajzat më të përfolura në median rozë.

Vetëm para pak ditësh ajo u përfol për një romance me aktorin Drilon Hoxha, ku u pa të shkëmbente puthje pasionante. Por me sa duket e vërteta qëndron ndryshe.

Dikush tjetër ka fituar zemrën e Ajsit, madje ajo ka marrë dhe një propozim të veçantë ditën e saj të lindjes. Partneri i saj misterioz mban inicialin ‘B’, kaq ka zbuluar aktorja.

Dhurata për moderatoren ishte një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe e veçanta ishin trëndafilat e bardhë me inicialet e tyre.

“Kur ditëlindja të bëhet akoma më e bukur nga gjysma tjetër e shpirtit. Ky njeri di si të më bëjë të qesh”, shkruan Ajsi, por na tregon edhe një unazë shumë të bukur, ku si duket ka marrë propozimin për fejesë nga i dashuri i saj. /Gazeta Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë