Nuk do ta besoni se kjo është Big Mama, po i thyhet beli

Këngëtarja në super formë Prej se filloi të jetë pjesë e skenës muzikore, Big Mamën mbi pesha nuk e penalizoi, por përkundrazi, e bëri edhe më interesante në sytë e publikut.

Talenti, origjinaliteti, ekstravaganca në skenë e bën atë që të adhurohet nga mijëra shqiptarë.

Dëshira e madhe për të humbur peshë, e ndihmoi Big Mamën t’ia arrijë qëllimit.

Tani ajo është në super formë dhe pothuajse tjetër person që shpeshherë as nuk njihet nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shkruan rtv21

Sot këngëtarja ka publikuar një fotografi gjatë vizitës së saj në Stuttgart të Gjermanisë, ku shfaqet elegante me plot stil në një fustan ngjyrë portokalli dhe një xhaketë lëkure.

Ndryshe, çdo të shtunë, nëpërmjet ekranit të TV21, Big Mama argëton shqiptarët me emisionin e saj “Ziej e Përziej”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë