Moderatorja Rudina Magjistari ka kaluar një fundjavë mjaft të këndshme me familjen e saj në Zvicër.
Ndonëse ajo nuk ka publikuar asnjëherë foto të vogëlushes së saj Mias, Rudina ka gjetur gjithnjë mënyrën për t;a bërë të voglën pjesë të publikimeve të saj.
Këtë herë ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël ku shfaqet në një park të gjelbëruar duke e përqafuar të voglën e saj. “Fryma ime”,-shkruan Rudina krahas fotos së publikuar me të./Gazeta Express/
