Fjalët rrënqethëse të Çun Lajqit për ditëlindjen e vajzës së ndjerë (FOTO)

Në nëntor të vitit që lamë pas ndërroi jetë vajza e aktorit të njohur Çun Lajqi, Bubulina për shkak të mbidozës, shkruan Magazina al.

Pikërisht në ditëlindjen e saj, nuk ka munguar as urimi i të atit teksa uron atë me fjalët më rrënqethëse që keni dëgjuar ndonjëherë.

Ky është postimi i plotë i aktorit, Lajqi:

Pusho me engjuj Bubë lum baba

Sa marran dhe i pa shpirt ky dreq facebooku,
që t’përkujton çdo ditë përvjetore e data,
lindje e vdekje e fotografi rrugëve t’largëta.
Po Bubë,
i pamëshirshem qenka kjo faqe plot emna.
E hapa sot heret ket dreq telefoni, mbasi e ktheva Ninon nga livadhi, dhe sapo m’erdh kafja ne Pasarelën e platosë, ku shpesh rri e flas me kujtimet e mia, m’thot: ta përkujtoj se Bubulina sot e ka ditëlindjen, i mbush 34 pranvera!
Heshta me filxhanin e kafës n’buzë.
Lotet se pyeten burrninë time, as qendresën, ato pikuan n’filxhan dhe s’di a piva lot a kafe, por e di se erdhi ai qeni i mahalles e m’përkëdheli, ai kuqaloshi që sot nji vit të rrinte të kamtë, këtu në kafen “Omel” përball.
Kuj ti shkruej thashë e ke ta uroj kur gjithçka që kisha iku bashkë me ty.
Në xhepin tim mbetën vetem kujtimet e pak andrra e fotot bardhë e zi me çertifikatën e vdekjes.
S’bleva tortë të Felini, as qirijtë me ato dy shkronjat 3 dhe 4. Mami i djegi cigaret n’heshtje tue pi kafe e kujtime.
Learti ishte tretë n’andrra.
Vetëm Nino i kishte zgurdullua sytë e vegjël e priste ti ipja pak hallve që Gala e pjeku për shpirtin tand mbramë.
Unë shkrova poezi n’vend t’urimit, dhe e postova bashkë me nji fotografi nga Hamburgu i viteve t’randa, ku ti e qeshur rri mes çikave të kangëtarit trupvogël Luan Hajra.
Hej Bubë
Kur e postova poezinë, ky facebook i marrë m’tha:
Shenoje emnin mbi fotografi që t’i shkoj pronarit
Unë vetem qava e shkrova:
Pusho me engjuj Bubë lum baba!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë