I njohur nga roli i “Kahramanit” në serialin “Një pjesë e imja”, Ozcan Deniz është kthyer në një nga aktorët më të dashur, jo vetëm për publikun turk, por edhe atë shqiptar.
Më 29 prill, Ozcan u bë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij Feyza Aktan solli në jetë një djalë të cilin çifti e pagëzuan me emrin Kuzey.
Aktori u shpreh shumë i lumtur për ardhjen në jetë të të birit e madje postoi një foto ku shfaqej dora e vogëlushit duke kapur gishtin e Ozcanit.
Mirëpo kjo lumturi nuk ka zgjatur shumë pasi aktori ka marrë lajmin e keq.
Gjendja shëndetësore e babait të tij është përkeqësuar dhe Ozcan e ka shtruar në të njëjtin spital ku bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën.
Babai i aktorit, Sadik Deniz vuan prej më shumë se një viti nga kanceri në mushkëri dhe në zorrë. /xing