Këngëtarja Soni Malaj është përlotur gjatë spektaklit “Dancing With The Stars” pasi i është kujtuar babai i saj i ndjerë.
Në çastin kur është shfaqur klipi prezantues ajo është prekur pasi vallja e Tropojës e bën atë të kujtojë gjithnjë babain e ndjerë.
“Në spektaklin e kaluar, kërceva vallen e Tropojës vetëm për babin, por dy ditë më vonë ai ndërroi jetë”- kujton këngëtarja
Ajo performoi mjaft bukur për publikun dhe më pas mori dhe mjaft komplimenta nga anëtarët e jurisë.
