Big Mama e publikon brazilianin e saj, konfirmon lidhjen

Më shumë se kurrë muajt e fundit këngëtarja atraktive Big Mama, ishte pjesë e shtypit rozë dhe një rrjedhë të tillë po e vazhdon akoma.

Ishte në prag të martesës, deklaratë e cila na dha pështypjen se Bigi ka vendosur të ndërmarrë hapa serioz në jetën e saj, por pas kësaj deklarate vijoi tjetra edhe më bombastike, konfirmoi ndarjen, shkruan Kosovarja.

Ndërsa tani, për të mos ikë vëmendja prej saj, po tregohet mjaft e zonja me postimet që bën, duke nisur nga pamja e saj tejet tërheqëse, deri tek deklaratat e tjera interesante.

E fundit është ajo ku shfaq një brazilian, e që sipas saj është i dashuri i saj i ri, madje këtë nuk ngurron edhe ta tregojë me foto.
Por, Bigit nuk i dihet, edhe çështjet serioze di t’i transformojë në shaka.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë