Cansu Dere është ndër modelet më të kërkuara në Turqi për të pozuar për revista dhe marka të ndryshme.
Por Cansu njihet më shumë si aktore për rolet e saj të shumta në kinematografinë turke, përcjell ORAvip.
Ajo është edhe një model mode për shumë vajza të reja që pëlqejnë stilin e saj.
Ndonëse jeni mësuar ta shihni më të thjeshtë në serial, ‘Zeynep’ di edhe të jetë shumë elegante.
Ajo shihet e veshur në fustan me ngjyrë ari, por ajo që bie në sy është kurora e saj interesante dhe e bukur që ajo ka vendosur në kokë.



