Është një nga aktoret femra më të pëlqyera të momentit.
Gresa Pallaska, mori simpatinë e publikut me rolin e “Rabijes” në serialin vendon “Çka ka shpija”, ndërsa është mjaft e angazhuar edhe në shumë shfaqje teatrale.
Gresa sot feston ditëlindjen, ndërsa ka qenë motra e saj Mjellma, ajo që ka zbuluar edhe se sa vjeç mbush aktorja, shkruan Magazina.al
Përmes një urimi, Mjellma ka zbuluar se Gresa ka mbushur 36 vite.
Sa i përket jetës private, Gresa gjithmonë kujdeset që ajo ta mbaj larg syrit të publikut, ndërsa nuk janë raste të rralla kur ajo edhe deklarohet beqare.