Rikthim si me magji…Çfarë po ndodh me çiftin e njohur të Big Brother 9

Edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre para disa muajsh, Xheni Mhillaj nuk i fiku asnjëherë shpresat për një ribashkim të mundshëm me partnerin e saj.

Nga ana tjetër Benard Marashi ka qëndruar shumë indiferent ndaj deklaratave të bëra publike nga Xheni.

Së fundmi ish banorja e BB9 ka ndarë në rrjetet socilae disa foto ku tregojnë se ajo vazhdon ta ketë lidhjen me partnerin e saj si një nga kujtimet më të bukura.

“Do të mbetesh gjëja më e bukur nga të gjitha gjërat e bukura, së cilës nuk kam ditur t’i jap shpjegim”. ka shkruar Xheni  në një prej postimeve.

Më pas vijon me të reja nga horoskopi, i cili i ndez shpresat e një ribashkimi si me magji me një person që ka ndërprerë marrëdhënien.

Duket se ende ajo shpreson për të qenë me Benardin dhe me siguri fansat e tyre të shumtë do lumturoheshin. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë