Labi qesh me lot kur i shikon këto foto të studimeve, nuk do ta besoni si dukej ai

Labinot Gashi prej vitesh është emri më i dashur nga moderatorët e ekraneve tona.

Krejt kjo falë atraktivitetit dhe punës plot përkushtim, gjë për të cilën u cilësua gjithmonë nga kolegë, miq e bashkëspunëtor, por padyshim vlerësimin më të madh e mori nga publiku që ndjek çdo emision të tij, shkruan Kosovarja.

Vitin që lamë pas, moderatori i dha fund beqarisë më Qëndresa Bajramin, një femër plot shije dhe po aq e dashur sa vetë Labi.

Natyrisht vitet kalojnë e ndryshimet tek secili njeri shtohen dukshëm, njësoj ka ngjarë edhe me Labin i cili nuk hezitoi të konfirmojë këtë përmes dy imazheve në kohë studimesh. Ndryshim i jashtëzakonshëm ky i Labit, me gjasë as bashkëshortja e tij nuk do e njihte.

Gjithsesi fytyrë tipike për ekran dhe i lindur për një profesion të tillë, duket se Labi do i shërbejë gjatë televizionit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë