Deputeti kosovar bëhet baba për herë të dytë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është bërë baba për herë të dytë. Gruaja e tij, Albina, ka lindur edhe një vajzë, e cila do të quhet Rozi.

Njoftimin për lindjen e vajzës së tij, Abdixhiku e ka bërë në facebook.

“Mirëmëngjesi botë. Sot erdhi në jetë Rozi, vajza jonë.

Albina, Era e unë jemi me plot gëzime për anëtaren e re të familjes sonë. Është ditë e bukur sot”, ka shkruar ai.

Deputeti i LDK’së e ka edhe një vajzë tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë