Pas u injorua nga burri 50 vjeçar, Adelina tani injorohet edhe nga motra e saj!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar.

Edhe pse shtatzënë, këngëtarja po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të shumta për rreth 35 mijë ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.

Krahas imazheve të veta që Adelina publikon në rrjete sociale, së fundmi ajo ka hedhur në instastory një fotografi me motrën dhe një video, ku motra e saj, Diana duket se është lodhur nga këngëtarja.

Ajo tregon në video se Adelina nuk po e lë t’i bëjë disa veprime që ajo i bën. Ndërsa, në imazhin tjetër, këngëtarja shfaqi edhe barkun fryrë.

Ndryshe, “S’je normal” është kënga e fundit nga Adelina Tahiri, e cila është pëlqyer mjaft nga publiku. Videon mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë