Është një nga zërat më të veçantë të skenës muzikore.
Flasim për këngëtaren Shkurte Gashi e cila pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.
Ajo është mjaft aktive me projekete muzikore, kështu dhe angazhimi në koncerte brenda dhe jashtë vendit është i madh, shkruan Blic.
Por, sot është një ditë e veçantë në familjen e saj!
Një nga njerëzit e saj më të rëndësishëm, babai i saj feston ditëlindjen, e ajo ka zgjedhur ta uroj para gjithë ndjekësve të saj ku ka shprehur gjithë dashurinë e madhe që ka për të.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet pranë tij dhe ka shkruar:
“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” ka shkruar Shkurte Gashi.



