Ibrahim Tatlises edhe në pleqëri i ka lindur një vajzë me gruan e tij të fundit Aysegul Yildiz.
Këngëtari i famshëm pas shumë aferave dashurie dhe martesave që kishte, tani është i vetmuar dhe iu gëzohet vizitave të fëmijëve të tij, përcjell ORAvip.
Më e vogla ndër fëmijët dhe më e dashura e babait është vajza 5 vjeçare e Ibos, e cila jeton me nënën e saj.
Ditëlindja e saj ishte organizuar në mënyrë madhështore me princeshat e ‘Disney’, të preferuarat e saj.
Ibo ka publikuar disa fotografi në Instagramin e tij nga festa e vajzës së tij të vogël duke ia shprehur dashurinë e madhe që ka ndaj saj.