Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, çifti i dashur për publikun, por edhe për të gjithë dashamirësit e muzikës së mirëfilltë zbavitëse, sollën shumë projekte muzikore bashkë me të cilat vinte nga një risi në skenën artistike të kohës.
Stili i tyre unik, zëri i mahnitshëm, vlerat artisitike që ata sillnin i kanë bërë ndër artistët më të veçantë.
Por u bë më shumë se 10 vite kur ata nuk kanë dalë me diçka të re para publikut
Edhe pse qëndruan larg të qenurit publik ata shkruan tekste dhe kompozuan këngë për këngëtarë të tjerë të estradës.
Kurse “Titaniku” bashkëpunimi i tyre i publikuar në fillim të viteve 2000 mbetet edhe sot, kënga me të cilën edhe të rinjtë e sotëm e kujtojnë kur ishin fëmijë dhe në kanalet televizive transmetohej pothuajse çdo ditë.
Pas shumë viteve, paraqitja e tyre publike ishte përmes këngëtares Loreta Kaçka e cila paralajmëroi se po bashkëpunon me çiftin për të sjellë një projekt të ri.
Këtë e bëri duke publikuar disa fotografi bashkë me çiftin.

