Famën e gëzon krejt fal burrit të saj, Mehdin Përgjeqajt i njohur për publikun shqiptar si “Meda”, shkruan GazetaBlic.
E tani, nëna e katër fëmijëve Luljeta Përgjeqaj ka treguar se bukurinë natyrale që ka di ta shfaq me plot sharm e elegancë.

Ajo në rrjetin social “Instagram” dje ka publikuar një imazh ku shihet në një cep të dhomës e mbështetur në muri teksa ka hedhur shikimin në një kah anash kamerës.
Ajo ka vënë në fokus konstruktin e saj të përsosur të fytyrës përderisa është shfaqur pa grim e veshur me një palë tuta me ngjyrë të kuqe.

Luljeta shpesh herë nxjerrë fotografi me shoqërinë e saj e familjen. Ajo nuk e ka fare kompleks të tregojë jetën e thjeshtë që bënë, edhe pse dihet se këngëtari Meda është ndër këngëtarët më të paguar e më të kërkuar të muzikës.