Lajmet e rreme vazhdojnë të mos kursejnë fytyrat publike në Kosovë.
“Viktimë” e lajmeve për klikime sot kanë qenë këngëtaret e muzikës popullore “Motrat Mustafa”, shkruan Magazina.al
Gjatë ditës është shprendarë lajmi se kinse njëra prej tyre ka pësuar një aksident trafiku.
Pas kësaj kanë reaguar “Motrat Mustafa” përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ato janë shëndoshë e mirë dhe se lajmi është i pavërtet.