A është ende Teuta Krasniqi plagë e dashurisë për Bleron?

Dhimbja e dashurisë e ka goditur përsëri Bleron – Plaga i mbeti akoma e hapur

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi dje ka publikuar këngën e tij më të re “Plaga ime”, të cilën e solli në bashkëpunim me Fatlume Popovci.

Por, tani ka komente të ndryshme nëpër rrjetet sociale të cilat shkruajnë se kënga e fundit e Bleros është një dedikim i tij për ish gruan e tij Teutën, me të cilën ai u nda disa vite më parë.

Kënga është punuar nga vet Blero, për tekstin është përkujdesur Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin janë kujdesur Prygo, Astrit Stafaj dhe Faruk Drenica.

Për këtë këngë e cila është baladë, këngëtari ka marrë shumë komente. Disa prej tyre ishin se a ka të bëj diçka me jetën e tij private.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë