Duli është ndër këngëtarët më të kërkuar të dasmave nga zhanri i tij i muzikës.
Ai është edhe në qendër të vëmendjes nga fansat për jetën e tij private, përcjell ORAvip.
Së fundi ai ka prezantuar të gjithë familjen e tij, e që shihet se ka një respekt dhe dashuri të veçantë për nënën e tij.
Por jo vetëm ai e respekton dhe e do më të vjetrën në shtëpi.
Është gruaja e tij e cila shihet në krahun e saj derisa fotografohen, e që tregon se njëjtë si burri i saj edhe ajo e do vjehrrën.