Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Ajo njihet për stilin dhe zërin e veçantë, që e dallon atë nga të tjerat. Krahas karrierës, Leonora nuk po lë anash as rrjetet sociale, në të cilat po publikon imazhe dhe storie të ndryshme nga përditshmëria.
Në ditën e sotme, që është pjesërisht me diell, Leonora për fansat e saj të shumtë, në instastory ka hedhur një foto bumerang, në të cilën shihet mjaft e lumtur, shkruan rtv21
Me flokë të lëshuara dhe me syza të zeza, këngëtarja duket mjaft bukur në imazhin brenda veturës.
Kujtojmë që projekti i fundit i Leonorës është ”Pa asnjë dyshim”.