EKSKLUZIVE: Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi harrojnë të kaluarën, bashkohen për duetin e vitit

Kanë kaluar shumë vite që kur u tha se dy këngëtaret shqiptare, Adelina Ismajli e Leonora Jakupi kishin prishur marrëdhëniet mes vete deri në atë pikë sa asgjë mbi tokë s’do të kishte që do t’i bashkonte, shkruan GazetaBlic.

Por me sa duket nuk po ndodhë kështu. Të paktën burime të pazbuluara i kanë thënë gazetës tonë, që para një jave ka ndodhur ajo që askujt mendja nuk i ka shkuar.

Dy këngëtaret, Adelina e Leonora i kanë ndreq marrëdhëniet mes veti dhe shumë shpejt pritet të dalin me këngën e re që do të titullohet “E shkuar e harruar“.

Teksti i këngës thuhet të jetë shkruar nga vet Leonora, përderisa Adelina pasi ka kohë që i është futur aktrimit ka qenë aktore dhe regjisore në videoklip.

Ato ja kanë nisë me fol mes vete qe nja 2-3 javë. Me sa e di une jon pas taku në Epopenë e UÇK-së, po për mos me ra n’sy jon fotografu ndamas. Faktikisht Leonora e ka publiku foton ni ditë ma vonë, për me menu mediat kishe ajo o kanë mas ni dite. O fakt i gjallë që kto dyja janë kan bashk, bile kanë dreku bashk te ni burektore e qytetit.” – i ka thënë gazetës tonë një burim i mirinformuar.

Kujtojmë që sot është 1 Prilli, që konsiderohet si dita e rrenave, e e gjitha kjo që u shkrua më lart është bërë vetëm sa për t’iu argëtuar. Shpresojmë që një ditë ta kemi një lajm të tillë me të vërtetë, dhe këngëtaret përnjëmend t’i bashkojnë forcat në në duet. Të ardhmes nuk i dihet, sa jem sa nuk jem.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë