Shkurte Fejza si çikë e re! Sa vjet i jepni në këto fotografi

Konsiderohet si një ndër zërat më të dashur të skenës sonë, dhe kjo me plotë të drejtë, duke e ditur karrierën e gjatë të Shkurte Fejzës përplot risi, shkruan Kosovarja.

Këngët me temë patriotike ishin ato që i dhanë jetë ekzistencës së saj në skenën muzikore dhe e bën përherë e më të dashur tek publiku shqiptar.

Shkurte Fejza, njësoj sikurse të gjitha koleget e saja, përflitet edhe për pjesën e privatësisë, megjithëse tendenca e saj për ta mbajtur në dry, ishte ekzistente përherë. Por, dashje e pa dashje ndonjë detaj aty-këtu edhe mund t’i ketë shpëtuar si pa u vënë re, sa për t’u shfrytëzuar nga shtypi rozë.

E kësaj radhe, dëshira e saj për të treguar format trupore të cilat i fshehë përherë nën fustanet e gjata elegante, është e dukshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë