Së shpejti shfaqet filmi “Klithma”

Një dramë familjare e pasqyruar në pas traumën e përdhunimit seksual që ju ka bërë gjatë luftës dhe presioni që vjen nga publikimi i kësaj të vërtete, arrijnë ti çrregullojnë sjelljet e Dinit në raport me gruan e tij dhe rrethin ku jeton. Dini ka pasur fatin e keq që në mesin e shume të tjerëve, është përdhunuar seksualisht gjatë luftës, e vërteta tashmë ka filluar të dalë dhe kjo gjendje e përkeqëson emocionalisht atë, duke e pasur të vështirë të përballet me gruan dhe opinionin përballë këtij realiteti tragjik.

Kjo është tematika e filmit të metrazhit të shkurtër, “Klithma” të regjisorit Korab Lecaj i cili pritet të shfaqet së shpejti.

Ky film trajton një temë të ndjeshme e cila madje konsiderohet tabu në shoqëri.

Filmi pritet të tërheq vëmendje të madhe të publikut për vetë temën që trajton.

Në të do të luajnë disa nga aktorët e njohur si, Hazir Haziri, Arjola Demiri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci-Nixha, Ramadan Malaj, Rajmonda Ahmetaj dhe Kaltrina Zeneli.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë