Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi dje ka festuar ditëlindjen e 32-të, ndërsa ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj.
Për Norën ishte rezervuar një befasi e bukur nga personat më të afërt të saj të cilët kishin organizuar një ndejë me muzikë dhe argëtim pa fund.
Është mikja dhe trajnerja e Norës, Geta Beqa ajo e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar disa momente të bukura nga festa e ditëlindjes, shkruan rtv21.tv.
Në një pjesë mund ta shihni Norën duke vallëzuar bashkë me Robertin me këngë popullore.
Ndryshe, kujtojmë se “Gabime” është projekti i saj i fundit në bashkëpunim me Gjikon. Kjo këngë ka marrë mbi 22 milionë klikime në Youtube.
Nora befasohet nga personat më të afërt për ditëlindje
Nora befasohet nga personat më të afërt për ditëlindje
Posted by RTV21 Showbiz on Monday, March 26, 2018