Çfarë ndodhi me Tolgahan? Flet vetë bukuroshja Almeda Abazi

Lajmi se bashkëshorti i Almeda Abazit, aktori i famshëm turk Togahan Sayisman përfundoi në spital dhe se për këtë prezantueses së “Dancing With The Stars” iu desh të kthehej urgjent në Turqi, bëri sot xhiron e të gjitha mediave…

Situata dukej e rëndë nga ajo që shkruhej, derisa para pak minutash “RevistaWho.Com” kontaktoi me drejtuesen bukuroshe të spektaklit të vallëzimit.

Në një prononcim Almeda Abazi sqaron se “rënia e imunitetit erdhi si pasojë e vaksinës që bëhet përpara nisjes në vende si Afrika, ku Tolgahan do të shkojë për një projekt. Vaksina bëhet për t’iu shmangur sëmundjeve që mund të merren atje

. Pas vaksinës Tolgahan duhej të merrte një serum, por asgjë tragjike. Tani është shumë mirë, me mua në shtëpi… Unë do ta bëj përgjatë 12 javëve udhëtimin Tiranë-Stamboll dhe anasjelltas”, – përgjigjet Almeda.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë